
Pas përfundimit tël ceremonisë përkujtimore në ndferim të “2 Prill 1991”, ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet sociale drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi.
“Zotohemi bashkë se amanetin e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës do ta çojmë deri në fund. Nderimi më i mirë për vëllezërit tanë të rënë është zotimi se Shkodra nuk do t’i përkulet kurrë së keqës. Lavdi përjetë dëshmorëve tanë!”, shkruan nënkryetari i PDSH-së Luçiano Boçi.
Shënimin e tij në rrjetet sociale, Boçi e ka shoqëruar edhe me një video të shkurtër nga aktivitetet për “2 Prill 1991”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH- së, Sali Berisha.