
Këtë të shtunë të 6 dhjetorit, siç tradita e krijuar vitet e fundit e do, janë ndezur dritat e festave dhe pemët e Krishtlindjes ndriçojnë në të gjitha qytetet e e vendit tonë.
Krijohet kështu një atmosferë festive që përfshin të vegjël e të mëdhenj, e shoqëruar me drita, muzikë e lojëra.
E ndërsa të gjitha qytete e vendit kanë organizuar një ndezje të dritave mjaft të bukur, këtë vit duhet ta pranojmë se qyteti që ka sjellë të realizuar idenë më bukur të festava pa dyshim…është Shkodra.
Pamjet i ka ndarë kryebashkiaku Benet Beci dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, ku shihet se këtë vit kjo bashki ka dhënë një spektakël të vërtetë për qytetarët e saj që ishin mbledhur para bashkisë për të festuar dhe gëzuar me të vegjlit e tyre.
E veçanta ishte pema, e ndërtuar me ledwall-e në formën tradicionale të simbolit të festave të fundvitit.




