Universiteti i Shkodrës dhe familja Repishti organizuan këtë të premte një ceremoni nderimi për personalitetin shkodran Sami Repishti, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Të pranishëm në hollin e Rektoratit ishin drejtues të qeverisjes vendore, akademikë dhe klerikë.
Kryebashkiaku Beci u shpreh se në të ardhmen synohet që banesa e Sami Repishtit të kthehet në një pikë tërheqëse për vizitorët. Kjo ceremoni nderimi u mbyll me mesazhet e të pranishmëve në librin e ngushëllimeve për personalitetin e shquar.
Sami Repishti u bë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në një kohë të vështirë siç ishte ajo e diktaturës, ai ia doli të jepte mesazhe të forta për shoqërinë shqiptare.