Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën si zakonisht duke uruar mirëmengjes, këtë herë me një event të zhvilluar në Shkodër, Kupa e Kombit në Paragliding.
Kjo garë u mbajt në datat 6 – 8 dhjetor 2024.Kreu i qeverisë ka publikuar një video, të shoqëruar edhe me komentin:
“MIRËMËNGJES dhe me disa nga momentet e Kupës së Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, që solli pilotë nga rajoni dhe më gjerë në edicionin e saj të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.