
Shkodra ka një rini të mrekullueshme, dhe ky është një mesazh që ju duhet ta përçoni kudo. Ka qënë ky mesazhi që drejtuesi politik i PS Shkodër Benet Beci i përcolli të rinjve të Shkodrës në sallën e mbushur të Kinema “Republika” në Kuvendin Rinor të socialistëve të qarkut të Shkodrës. Drejteusi politik Beci, u shpreh se rinia është një motivim dhe frymëzim për administratën, për bashkinë dhe qeverinë për të punuar më shumë për Shkodrën një qytet europian.
Benet BECI: “Sa herë që ne flasim dhe themi që Shkodra është një qytet i mrekullueshëm se Shkodra ka liqenin, detin, malin, ka lumin, porn ë fakt Shkodra ka një rini të mrekullueshme. Mos harroni këtë ta thoni, në gjerat e bukura dhe arsyet se pse ky qytet ka mundësi të jetë në krah të qyteteve europiane më të zhvilluara të Europës. Do të thoja se është një energji e jashtëzakonshme që takime të tilla japin kujdo nga administrate së pari mua dhe të gjithë të tjerëve që të çohen çdo mëngjes me dëshiren për të punuar dhe për ta ndryshuar këtë qytet. Prandaj do ju motivoja shumë dhe do ju kërkoja që ta mbani këtë energji, jeni arsyeja e mjaftueshme dhe e fortë që secili që punon për këtë qytet të punojë edhe më shumë. Administrata e sotme që punon për Shkodrën, Qëveria që punon për Shkodrën në fakt po bën dhe po përpiqet shumë qe treni i Europës kur të vijë ta gjejë gati, që ta gjejë gati do të thotë të jetë duke punuar.”
Shkodra Moderne, ishte mesazhi që drejtuesi politik Beci lançoi para të rinjve të Shkodrës që është në vetvete përfshin të gjithë projektet që janë pjesë e Shkodrës tashmë.
Benet BECI: “Këtu kemi një nga projektet e reja që për herë të parë unë po i zbuloj me ju…Shkodra Moderne është edhe diviza që do të doja ta ndaja me ju dh eta kuptoni që e gjithë ajo që po vjen, që është rikrijimi i një Shkodre përkrah qyteteve të tjera europiane, fillon me disa nga projektet e tilla. Hyrja e Shkodrës dhe krahu tjetër pranë Urës së Bunës janë dy zona të cilat do të kenë një atraksion të jashtëzakonshëm që i japin një zhvillim zonës së Bunës. Krijimi i Shkodres Moderne në vetvete është një motiv i mjaftueshemë që kërkon patjetër bashkëpunim tuaj. Nuk është vetëm ceshtje investimesh, është ceshtje e nje shpirti te jashtezakonshëm që ka qyteti jonë dhe të një rinie të jashtëzakonshme që ka qyteti jonë. Ne jemi bashkë në këtë zhvillim te qytetit, ne do te kapim kohen e humbur, ju nuk duhet te largoheni dhe kjo nuk eshte nje fjale klishe, ne qe po punojme sot do te ju japim argumente qe nuk duhet te largoheni dhe te krijojme mundesi q eta gjeni veten këtu.”.
Kuvendi Rinor Shkodër, ishte konceptuar në formën e një forumi të hapur diskutimesh mes 20 të rinjsh me 5 panele të cilët diskutuan për sfidat që ka rinia sot, por edhe integrimin ne Bashkimin Europain. Karta studentore, mensa e hapur publike pranë konviktit të universiteitt, krijimi i hapësirave dhe bashkeëpunimit me universitetin e Shkodrës por edhe investimet në infrastrukture ishin disa nga pikat e prekura ne kete diskutim mes të rinjsh të cilët përcuan mesazhe pozivie të angazhimit të të rinjve në jeten publike të qytetit të Shkodrës.