Kryeministri Edi Rama përzgjodhi “Shkodra Elektronike”, fituesit e Fest 63, si të ftuar në podkastin e tij “Flasim” të kësaj të shtune. Gjatë intervitës, kreu i qeverisë zbuloi lidhjet e Kolë Lacës me muzikantin e njohur Gjon Simoni duke u shprehur se është pasardhës i tij, ndërsa këngëtari u shpreh se është daja.
Rama vuri në dukje “dallimet” mes dajë e nip, teksa u bëri batuta duke i thënë “ti nuk je aq i butë sa ai, edhe kështu e ke profilin çik, ai ka qenë më shumë afër pëllumbit, ndërsa t’i më afër skifterit”.
Ndërsa Kolë Laca u shpreh duke qeshur se “shumë xhentile të flasësh për hundën time”.
“Po aty e kisha se ke vendosur edhe gjyzlykë dhe nuk e di a ta ka thënë njeri, por unë si piktor po ta them që gjyzlykët e zeza ta theksojnë shumë atë sqepin e hundës, por ti vazhdo s’ka problem”, tha kryeministri, teksa këngëtari shtoi se e vendos në pah qëllimisht.