
Turistë nga e gjithë bota zgjedhin Shkodrën dhe Shqipërinë si destinacionin e tyre, duke u mahnitur nga bukuria natyrore, kultura, historia dhe mikpritja e njerëzve. Ata rekomandojnë që kushdo të vijë këtu, të shijojë plazhet, malet, liqenet dhe trashëgiminë kulturore.
Po ashtu, emigrantët shqiptarë që kthehen pas shumë vitesh ndjejnë kënaqësi kur shohin ndryshimet pozitive në qytetin e tyre.
Muaji gusht ka sjellë me qindra vizitorë në Shkodër, gjë që reflektohet nga të dhënat e bizneseve akomoduese, agjencive turistike, muzeve dhe zonave turistike të qytetit.




