VIDEO – Shkëputet ashensori i pallatit, përfundojnë në spital dy gra, njëra në gjendje të rëndë…

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Burimetshpjegojnë se ashensori i një pallati është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund.

Në momentin e incidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajzave, një prej të cilave shtatzënë. 2 kanë marr lendime. Policia po heton nëse ashensori ka qenë i kolauduar, si dhe periodicitetin e kolaudimeve që i është bërë. Gjithashtu, priten akt ekspertime, nëse i përmbush kriteret për tu përdorur.


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.