VIDEO – Shikoni si luftëtarët talebanë qëndrojnë brenda Pallatit Presidencial të armatosur…

Luftëtarët talebanë kanë hyrë në pallatin presidencial të Kabulit, ndërkohë që presidenti i vendit u largua. Rrjeti televiziv Al Jazeera ka publikuar pamje të militantëve që enden nëpër pallat, të armatosur rëndë.

Udhëheqja e grupit, e rrethuar nga dhjetëra luftëtarë të armatosur, iu drejtua mediave nga selia e pushtetit të vendit.


Ndërkohë sot u largua nga vendi Presidentit, Ashraf Ghani. Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se mori vendimin e vështirë për t’u larguar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen.

Teksa iu drejtua me një mesazh popullit tha se nëse do të kishte qëndruar, shumë qytetarë do të martirizoheshin dhe Kabuli do të shkatërrohej.