Presidenti Trump sulmoi ashpër kanalin CNN dhe gazetarin e tij Jim Acosta sot gjatë një konforence shtypi në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump u zemërua pasi gazetari Acosta e pyeti atë në lidhje me hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, duke thënë “CNN-i duhet të jetë i turpëruar me ju. Ju jeni një person pasjellshëm, i tmerrshëm dhe i vrazhdë.
Ju nuk duhet të punoni për CNN-in”. Shikoni pamjet nga momenti i këtij shkëmbimi të pazakonshëm mes Presidentit Trump dhe gazetarit Acosta: