VIDEO – “Sherr” artistësh në mes të Tiranës, përplasje vetëm me fjalë ose jo…Laert Vasili përfundon në spital

“Sherr” verbal, pra me fjalë apo edhe me zënie me duar në mes artistëve? Kjo është dilema që ka ndezur rrjetin, pasi një video nga aktori Laert Vasili është publikuar në FB nga vetë ai. Vasili, i cili është i njohur për qendrimet pro nismave të qeverisë siç është edhe shembja e Teatrit Kombëtar, pretendon se ka qenë shenjestër e një sulmi më shumë se verbal.


Laert Vasili pretendon se është d.hunuar fizikisht nga disa aktorë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përmendur veçanërisht regjisorin e njohur Robert Budina. Në videon e publikuar prej tij, aktorët ankohen se Vasili ka grisur posterat, ndërsa Vasili e mohon këtë, ndërsa i drejtohet Budinës duke thënë se “nuk ua kam borxh këtë që po më bëjnë”, ndërsa Budina shprehet se “kemi dy vjet këtu…”.

“Kam respekt për Bert Budinën dhe për askënd tjetër”, thotë Vasili.

Ndërsa të tjerë persona ankohen për grisjen e posterave, ndërsa e pyesin Vasilin se pse e bëri këtë. Në video dëgjohen edhe të shara dhe akuza midis tyre. Regjisori Budina i kontaktuar me telefon tha se nuk preferon të komentojë mbi rastin, duke mos e mohuar atë çka ka ndodhur.

Më pas, Laert Vasili ka denoncuar rastin në rrjetet sociale:

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel