Policia italiane ka goditur sot nje rrjet te madh te trafikut te droges nga Shqiperia ne bregun fqinj, duke arrestuar 43 persona. Mediat italiane bejne me dije se operacioni eshte finalizuar me 43 te arrestuar, por emrat e tyre ende nuk jane bere publike.
Mesohet se operacioni ishte koduar me emrin ‘Shefi’, dhe te arrestuar jane ne te dyja vendet.
Ata akuzohen per trafik marijuane, kokaine e hashashi. Menyra e trafikut ishte me mjete lundruese permes detit dhe zbarkimi behej kryesisht ne zonen e Pulias.