VIDEO/ “Sfida e shishes”, Hysaj jep spektakël dhe e çon në tjetër nivel…e heq tapën duke i dhënë…motorit të ujit

Kohët e fundit, një sfidë po çmend të gjitha rrjetet sociale. E quajtur “Sfida e shishes”, personat që e kryejnë, duhet të heqin me këmbë teksa rrotullohen tapën e një shisheje. Sfidën e kanë kryer shumë emra të njohur botërorë nga të gjitha fushat, ndërkohë që diçka të tillë e ka bërë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Në një video të postuar në Instagram, Hysaj në fakt e ka çuar në një tjetër nivel këtë sfidë. Ai ishte duke i dhënë një motori në ujë, ndërsa u kthye dhe me këmbë e kaloi me sukses, duke i hequr shishes tapën.


 ABCOM ║ VODAFONE