
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime sh.a po bën një ndërhyrje në rrugën nr. 8 në Velipojë për zëvendësimin e tri pusetave të ujërave të zeza të cilat kanë pësuar dëmtime dhe janë kthyer në një shqetësim për banorët. Inxhinieri i firmës që po zbaton projektin Shpëtim Saliaj thotë se riparimi i defektit po bëhet sepse pusetat ishin jashtë funksionit.
Kjo ndërhyrje e ujësjellësit të Shkodrës për zëvendësimin e pusetave vjen edhe në prag të nisjes së sezonit turistik në një prej rrugëve me një numër të lartë pushuesish në Velipojë.
Gjatë gjithë vitit por kryesisht në sezonin turistik ujësjellësi i Shkodrës synon përmirësimin e shërbimeve dhe garantimin e kushteve sa më të mira për banorët dhe turistët në zonën bregdetare në plazhin e Velipojës.






