
Gjatë kësaj fushate elektorale, kandidatja e PD- ASHM për qarkun Shkodër, Senada Mehmeti, është mirëpritur në shumë shtëpi të qytetit dhe më gjërë. Vetë natyra e saj komunikuese dhe e afërt, ka bërë që çdo derë ti hapet.
Në orët e fundit kë kësaj fushate elektorale, ku ajo ka takuar mijëra qytetarë, Senada Mehmeti ka vizituar edhe familjen e kantautorit të mirënjohur shkodran Gjokë Vata. Ajo është pritur ngrohtësisht dhe sipas traditave të familjeve të Shkodrës.
Ajo është takuar dhe ka bashkëbiseduar jo vetëm me kantautorin e njohur por edhe me anëtarë të tjerë të familjes. Gjokë Vata i ka treguar jo vetëm episode të jetës e karrierës së tij por edhe kanë bashkëndarë mjaft mendime dhe ide edhe për aktualitetin.