
Senada Mehmeti, kandidate për deputete e PD- ASHM për qarkun e Shkodrës, prej ditësh është përfshirë në një fushatë aktive komunikimi me qytetarët në të gjithë qytetin dhe njësitë administrative.
Ditën e sotme, ajo i ka shtuar edhe një tjetër dimension komunikimit me bashkëqytetarët. Në qytetin e Shkodrës, ajo ka nisur vendosjen e stendave ku shkodranët do të mund të njihen nga afër jo vetëm me Senadën por edhe me programin elektoral nga PD- ASHM.
Në momentin e parë që stenda është vendosur në afërsi të bustit të Luigj Gurakuqit, interesi i qytetarëve ka qenë mjaft i lartë. Ata janë takuar dhe kanë bashkëbiseduar direkt me Senadën, duke vlerësuar kandidaturën e saj.
Në vijimësi, për të takuar Senada Mehmetin por edhe për tu njohur nga afër me platformën e saj dhe të PD- ASHM, do ta keni edhe më të lehtë, në rrugët e sheshet e Shkodrës, ku ju mirëpresin stendat informuese.