
Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.
Rama theksoi se policia po hetim se si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Ai u shpreh se strukturat shtetërore e kanë marrë përgjegjësinë e tyre, duke theksuar adresuar sërish çështjen e Prokurores së Shkodrës.
“Mbetet për t’u parë se çfarë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli”, theksoi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në zonën e Thethit ku po shemben godinat pa leje nuk do të ndërtohen resorte.
“Dëgjova që predikohet se po i hapet rrugë oligarkëve”, tha Rama, duke shtuar se aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime.
Kryeministri theksoi se do t’i mbështesë të gjithë njerëzit që kanë prona në male, por me kushtin që t’u drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje.
“Teoria pse në sezon? Nuk kemi kohë për të pritur”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet.
“S’do të ketë asnjë tolerancë”, theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se asnjë ndërtesë në shkelje të ligjit nuk do të legalizohet.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se: “Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë”.




