ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Sandër Lleshaj inspekton punimet për ndërtesën e re të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër…

Shkruan në Facebook ministri i brendshëm Sandë Lleshaj: “Punimet për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë dhe asaj të Kufirit e Migracionit në Shkodër kanë hyrë në fazën e fundit.

Pashë nga afër, së bashku me drejtues të PSH dhe MB ecurinë e punimeve, jo vetëm për t’u garantuar se punimet do të përfundojnë në kohë, siç pohuan përfaqësues të kompanisë ndërtuese, por edhe me cilësi të lartë.

Kështu ofrojmë kushte komode pune për punonjësit e strukturave të rendit dhe sigurisë në kryeqendrën e veriut të vendit, si dhe një cilësi më të mirë shërbimi për mijëra qytetarë të Shkodrës.

Rinovimi i infrastrukturës së Komisariateve dhe Drejtorive të Policisë në të gjithë vendin përbën një prioritet të dorës së parë të Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.”, përfundon shënimin e tij në Facebook Sandër Lleshaj pas inspektimit të punimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.