
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ambientet e brendshme ku do të priten liderët europian.
Fillimisht Rama shkoi vetë për të parë ambientët tek stadiumi “Air Albania”, ky edhe ashensori ishte bërë më logo. Aq sa edhe Rama e komplimentoi: Bukur e paskemi bërë!
Ndërsa më pas shkoi edhe tek Pallati i Kongreseve duke parë vetë të gjitha detajet e fundit nga Samiti, ku nuk mungonin as dhomat e ndara për takime bilaterale.
Në këto dhoma nuk mungojnë sixhadet dhe as plisat, të vendosura kudo nëpër tavolinë.