VIDEO – “Salloni i vjeshtës” hap dyert në Shkodër, rreth 50 artistë ekspozojnë punimet e tyre…

Salloni i Vjeshtës, ekspozita tradicionale e arteve figurative prej 14 vitesh, ka hapur dyert pavarësisht situatës së pazakontë të pandemisë së po kalon vendi.


Rreth 50 artistë kryesisht nga Shkodra por edhe nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shijaku dhe madje Italia, kanë ekspozuar punimet e tyre. Këtë vit, tema e përzgjedhur për të konkurruar, ishte “Çoje vështrimin pak më lart”. Kurator të ekspozitës ishin Ermir Hoxha dhe Eros Dibra.

Përshendetjet e rastit janë bërë nga drejtori i Galerisë së Arteve Fatmir Juka dhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Në emër të jurisë, ka shpallur fituesit Helidon Haliti. Artisti më i mirë u vlerësua Klevis Baja ndërsa si vepra më e mirë u cilësua punimi i Merita Selimit.

Ekspozita do të qendrojë e hapur për vizitorët deri në fund të muajit dhjetor, duke respektuar të gjitha masat parandaluese të Covid- 19. Aktiviteti ishte në kuadër të Javës së Pavarësisë në Shkodër, organizuar nga Bashkia Shkodër.

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Channel