
Tom Doshi i është përgjigjur akuzave dhe sulmeve të Sali Berishës, të cilat i artikuloi publikisht gjatë prezantimit të kandidatëve të PD- së për Shkodrën me 18 mars 2025 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Në një takim të organizuar këtë fundjavë po në Shkodër, kreu i PSD- së ka akuzuar rëndë kryetarin e PD- së, duke e konsideruar “hajdut”, i cili sipas Doshit, ka vjedhur lekët në arkën e PD- së që në vitin 1991.
Doshi ka rishfaqur videot e Berishës dhe pas tyre, ai ka bërë komentet lidhur me çfarë ka deklaruar ish- kryeministri në kohë të ndryshme, edhe për Profarmën, kompaninë në pronësi të Doshit.
ÇFARË DEKLAROI BERISHA ME 18 MARS 2025 NË SHKODËR
Asnjë votë Tom Doshit. Tomë, ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave, në qoftë se ka një njeri në Shqipëri që ka punë me Zotin, je ti dhe Vilma Nushi.
Ju jeni të dy në origjinën e të gjitha dhimbjeve, e të gjithë sëmundjeve që nuk mjekohen nga ilaçet e skaduara që shiten në treg. Ju jeni mamuthët e tregut.
Dhe aq më keq, të them mos shtro iftar me paratë e vjedhura. Askërkund! 3500 tendera fiton në vit ai. E kuptoni ju vetë. Bashkë me Vilma Nushin i fshinë ilaçet, nuk ka më në Shqipëri vetëm ilaçet e tyre, ilaçet e tyre janë si ato.
Ndaj dhe hiq dorë nga kjo fushatë. Njeriu që shkon e blen partinë e tjetrit. Kjo është e vërtetë.