
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dalë para gazetarëve teksa po përvijohet humbja e opozitës në zgjedhjet e 11 maj 2025. Pasi ka falenderuar komisioneret e opozotës, ai ka kërkuar që të vijohet procesi deri në fund, për të numëruar dhe vlerësuar “çdo votë kundër regjimit”.
Në vijim, Berisha ka thënë se PD do të japë një vlerësim për zgjedhjet pasi të përfundojë krejtësisht procesi. Por ai ka lënë të kuptohet se mund të shkohet drejt mos njohjes së rezultatit të zgjedhjeve.