“Do ta perballoj edhe kete sfide, rrini pa merak”. Ka qene ky mesazhi qe ka percjelle ne nje konference per shtyp ish- ministri i Brendshem Saimir Tahiri. Tahiri ka dashur te flase para gazetareve 1 dite para se Kuvendi te vendose per arrestimin e tij ose jo si i perfshire ne dosjen “Habilaj”. Si edhe heren tjeter, Tahiri permes nje celulari, e ka transmetuar “Live” per te gjithe ndjekesit e tij ne Facebook daljen publike.
Tahiri ka deklaruar para medieve se “Nuk ështe e re që që gjyqi juridik nga njëra anë dhe kërkesa e prokurorisë për arrestimin tim dhe gjyqi publik ku politikanë dhe hedhin baltë mbi mua, duke më bërë herë fajtor dhe herë viktimë. Nuk më intereson dhe nuk kam dëshirë të përfshihen në debat.
Në politikës i ka ardhur rasti që llumin e politikës së 25 viteve ta hedhë mbi mua, që nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbuluar vjedhjet. Unë u them rrini, unë do e përballoj edhe këtë.
Për të fryrë mbi mua me politikë të mbrapshtë, të pisët unë unë u them rrini rehat se unë do e përballoj. Unë do të jem në atë shteg për të kërkuar të drejtën time dhe jo me fjalë dhe as me llafe apo thashetheme, por me prova. Për mua ka rëndësi sot, vetëm e vërteta dhe e drejta ime.
Të drejtën dua ta gjej vetë, pa ndihmë dhe pa mbështetje, jam qytetar i thjeshtë. Siguriova këtë dokumente nga prokuroria e Katanaias. Dhe thotë se Saimir Tahiri nuk rezulton sot dhe më herë që të ketë pasur procedim penal nga Katania.
Pra prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë herë një lidhje të vetme me mua për të nisur një procedim ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë drogë, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës” deklaroi ai. /ShkodraWeb/