Është luajtur në “Luzhniki Arena” të Moskës, ndeshja hapëse e Botërorit të Rusisë, mes vendit organizator, pikërisht Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Ndeshja e vlefshme për grupin A, ka parë favorit absolut ekipin e Rusisë, ndërsa në grup gjenden edhe Uruguai dhe Egjipti. Entuziazëm i jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit, nga tifozët rus, pavarësisht se ndeshja nuk është e një niveli shumë të lartë në letër të paktën.
Një ndeshje që ka përfunduar 5 – 0 për vendasit, të cilët kanë shënuar 2 gola në pjesën e parë dhe 3 në pjesën e dytë.
Në skenën e improvizuar në stadiumin e Moskës ka performuar Robbie Willimas dhe Aida Garifullina si dhe shumë artistë të tjerë, ndërsa i ftuar ka qenë edhe ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldo.
Goli i pestë i Rusisë dhe i fundit për ndeshjen Rusi vs Arabi Saudite
Goli i katërt i Rusisë
Goli i tretë i Rusisë
Goli i dytë i Rusisë
Goli i parë i Rusisë