
Vllaznia kualifikohet në Kupën e Shqipërisë. Vllaznia dhe Elbasani nuk mundën të sigurojnë kualifikimin në përfundim të 90 minutave të kohës së rregullt. Ekipet shënojnë nga tre gola në portat respektive, me përmbysje të njëpasnjëshme. As edhe koha shtesë 30 minuta, nuk ndyshoi rezultatin.
Për përcaktimin e ekipit të kualifikuar, duhej të kalohej tek penalltitë. Shkodranët tregohen më të saktë në ekzekutimin e tyre dhe arrijnë të kualifikohen pas 7 penalltive për çdo ekip.