
Po shkojnë drejt fundit punimet e sistemim- asfaltimit në rrugën “Xhurretaj” në fshatin Trush të Berdicës. Është një investim i rëndësishëm, me vlerë 7 milion lekë, që do ta transformojë totalisht këtë rrugë, me gjatësi rreth 650 metër linear. Punimet janë inspektuar sot nga zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër Tonin Dedaj.
Projekti i Bashkisë Shkodër parashikon ngritjen e nivelit të trasesë së rrugës, shtrimin e saj me çakull, dhe stabilizant, veprat e artit për të përfunduar me sipërfaqen asfaltike dhe sinjalistkën e saj.
Përfundimi i punimeve të sistemim- asfaltimit të kësaj rruge, do të lehtësojë aksesin në banesa dhe në pronat përgjatë saj, qarkullimin e njerëzve dhe produkteve të zonës drejt qytetit por edhe shërbimet për banorët.




