
Banorët e fshatrave Kullaj dhe Dragoç në Njësinë Administrative Postribë të Bashkisë Shkodër, kanë dalë në protestë për rrugën që po rikonstruktohet.
Investimi i nisur nga ARRSH- ja dhe bashkia Shkodër sipas banorëve në protestë, është gjysmak dhe nuk plotëson standartet.
Banorët pretendojnë se rruga është e nguishtë, e papërshkueshme nga dy automjete dhe kjo vështirëson lëvizjen e tyre. Kërkojnë që të rishihet projekti pasi në të kundërt do të bllokojnë punimet.