
Njoftim për mediat – Përditësim i situatës në qarkun Shkodër, data 10.01.2026
Në vijim të komunikimeve të vazhdueshme me ekipet e emergjencave civile në bashkitë e qarkut Shkodër, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, situata në qarkun Shkodër paraqitet si më poshtë:
Ka patur rritje të sipërfaqeve me prezencë të ujit, ku sipas raportimeve nga AREB ( Axhencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor), vlerësohen në rreth 800 Ha në nivel qarku, deri tani si sipërfaqe të prekura janë kryesisht kultura foragjere, grurë, jonxhë, toka të pambjella dhe kullota.
Bashkia Shkodër: Situata paraqitet e qëndrueshme. Ka patur rritje të sipërfaqes së tokave me prezence të ujit. Deri në këto momente nuk raportohen banesa të rrezikuara nga prania e ujit. Pranë fshatit Obot, në rrugën kryesore ka pasur rritje të nivelit të ujit; Forcat Tokësore janë të pranishme prej disa ditësh me 3 mjete me kalueshmëri të lartë për të lehtësuar kalimin e banorëve në segmentin e rrugës të bllokuar nga prania e ujit. Situata e lumenjve Ka vijuar rritje 10–20 cm gjatë 24 orëve të fundit në nivelet e lumenjve Bunë dhe Drin, të cilat janë nën kuotat kritike.
Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohen probleme të emergjencave civile. Në Vukpalaj niveli i ujit është në tërheqje të ngadalshme; ka prurje të përrroit në fshat, por nuk raportohen banesa të rrezikuara.
Nga bashkitë Vau Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz raportohen reshje intensive shiu, por deri në këto momente pa situata emergjente të raportuara.
Akseset rrugore • Han i Hotit–Doganë–Vermosh; Bogë–Qafë Thore–Theth; Qafë Mali–Fierzë; K/Hadroj–Q/Bene: të kalueshme vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë. Firmat kontraktore janë pa ndërprerje në terren me borëpastruese dhe kriposjen e akseve.
Ekipet e emergjencave civile janë në monitorim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri. Prefektura e Qarkut Shkodër është nën monitorim të pandërprerë, në koordinim dhe gatishmëri me të gjitha strukturat përgjegjëse.
Do të vijojmë me përditësime periodike të afërta në kohë sipas cdo dinamike në zhvillim.




