VIDEO – Riparim rrugësh dhe punësim në punë publike në Njësinë Administrative Rrethina të Shkodrës

Në Njësinë Administrative Rrethina po punohet për riparimin e rrugëve dhe pastrimin e kanaleve anësore. Sipas administratorit Tonin Deda, vëmendja është përqendruar në infrastrukturën rrugore, mirëmbajtjen e rehabilitimin e saj në të gjithë fshatrat ku ka probleme.


Përmes kësaj pune do të realizohet mirëmbajtja dhe riparimi ku është e nevojshme, me shtresat asfaltike, përmirësimi i 10 kilometrave rrugë dhe kanaleve anash tyre, mbushja me stabilizant e bankinave për të lehtësuar qarkullimin mjeteve por edhe për të mbrojtur këto rrugë.

Në të njëjtën kohë zbatimi i projektit “Promovimi i punësimit të të kthyerve nëpërmjet angazhimit në punë publike në Bashkinë e Shkodrës”, projekt i financuar nga Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ, Bashkia Shkodër dhe Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, bën të mundur punësimin për dy muaj të 27 banorëve të Njësisë Administrative Rrethina. Ky projekt zbatohet në kohën e duhur, duke siguruar për Njësinë Administrative Rrethina:

– Mbështetje të procesit të punës për mrëmbajtjen e rrugëve, kanaleve kulluese dhe insfrastrukturës.

– Angazhimin e atyre të rinjve, kryefamiljarë, që kanë nevojë për të punuar e që janë në rrisk emigracioni.

Mbështet ShkodraWeb Media

– Mbështetje e ekonomive familjare, përmes punësimit sezonal, ndihmesë në përballimin e situatës së krijuar nga COVID -19.

Investimet në Njësinë Administrative Rrethina do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit në sektorë të ndryshëm, për të vijuar edhe gjatë vitit 2021 sipas projekteve të dakordësuara, të hartuara e konsultuara me komunitetin. Kujtojmë se Tonin Deda është vetëm prej pak javësh në krye të Njësisë Administrative Rrethina dhe duket ka nisur direkt nga puna, madje në disa drejtime.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing