
200 familjeve në zonën e Bushatit iu është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm. Grupet e punës së Ndërmarrjes Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, kanë punuar pa ndërprerje mbi 6 orë për riparimin e defektit.
Pompa në zonën “Bushat 1” ka qenë jashtë funksionit si pasojë e defektit për 3 ditë. Inxhinieri Lazer Pemaj që ka mbikqyrur punën, thotë se është detyra jonë të garantojmë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët.
Ndërmarrja Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, ofron sherbimet e saj në të 5 bashkitë e Qarkut Shkodër, në kuadër të ristrukturimit të këtij sherbimi dhe marrjes së mazhorancës së aksioneve nga qeveria qendrore. Pemaj i bën thirrje qytetarëve ta kursejnë dhe të mos abuzojnë me ujin e pijshëm.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!