
Reshjet e borës janë rikthyer në zonat malore të qarkut Shkodër. Raportohet se në lartësinë 800 metër mbi nivelin e detit, bora ka nisur të mbulojë gjithçka.
Rikthimi i reshjeve, ka sjellë riaktivizimin e kompanive që mirëmbajnë rrugët. Mjetet borëpastruese po pastrojnë akset rrugore, duke mundësuar qarkullimin pa probleme. Paralelisht, aty ku është e nevojshme, po hidhet kripë për të parandaluar akullin në rrugë.
Si zakonisht, Autoriteti Rrugor këshillon shoferët të lëvizin me mjete me zinxhirë dhe të tregohen maksimalisht të përgjegjshëm. Edhe policia rrugore është e pranishme, aty ku nevojitet prezenca e saj