VIDEO – Rikthehen thirrjet “Rama ik”, këtë herë ushton stadiumi i Korçës para sfidës me Partizanin…

Po kthehet në traditë tashmë. Në çdo ndeshje futbolli nuk mungojnë as thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. Rastim më i fundit vjen sot nga stadiumi “Skënderbeu” në Korçë.


Në nisje të sfidës mes vendasve dhe Partizanit, “Ujqërit” nisën brohoritjet në kor “Rama ik”, “Rama ik”. Kjo nuk është hera e parë që në stadiumet shqiptare tifozët brohorasin kundër shefit të qeverisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në “Air Albania Arena” në dy raste, në stadiumin e Shkodrës dhe atë të Vlorës… Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit u mbyll me fitoren e korçarëve me shifrat 3-2.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!