Reshjet e dëborës kanë zbardhur gjatë mbrëmjes së djeshme Veriun e vendit, veçanërisht qarkun e Shkodrës. Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
Raportohet se borëpastrueset kanë punuar pa ndërprerje në mënyrë qe qarkullimi të kryhet pa ndërprerje. Megjithatë për të gjithë drejtuesit e mjeteve rekomandohet që të lëvizin me kujdes, të përdorin gomat dimërore ose zinxhirë.