
Bashkia Shkodër ka nisur investimi në rrugën “Hysaj” ne fshatin Golem në Njësinë Administrative Rrethina, një prej lagjeve më të vjetra të zonës, ku prej dekadash mungonte infrastruktura bazë.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë të këtij fshati I cili falë këtij investimi merr tashmë një pamje krejt tjetër. Kryebashkiaku falenderoi banorët për bashkëpunimin e vetë banorëve të cilët kanë liruar hapësirat për ti dhënë mundësi që rruga të jetë e ndërtuar në standarte.
Janë në total 13 mure rrethuese të cilat janë shembur në dakordësi të plotë me komunitetin, ndërkohë që paralelisht do të punohet edhe për zhvendosjen e shtzllave të energjisë elektrike që pengonin zgjerimin e rrugës.
Projekti, i cili po zbatohet për herë të parë në këtë zonë, është një përgjigje e shumëpritur ndaj kërkesave të komunitetit dhe synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës në këtë zonë të Shkodrës.