Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Rikonstruksioni i shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, ministrja Kumbaro inspekton punimet…

ShkodraWeb 28 April, 2026
furxhi ismail qemali

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër, një projekt i veçantë që synon të krijojë kushte moderne dhe bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke e kthyer njëkohësisht shkollën në një vepër arkitekturore për qytetin.

Ministrja theksoi rëndësinë që institucionet arsimore të mos jenë vetëm objekte funksionale, por edhe hapësira që kontribuojnë estetikisht në qytete.

“Është e rëndësishme që projektet e shkollave dhe gjithë intitucioneve të jenë jo vetëm funksionale, por edhe vepra arkitekturore që i shtojnë vlerë qytetit. Më vjen mirë që po realizojmë një projekt të tillë për këtë shkollë,”- u shpreh Kumbaro.

Duke u ndalur tek zgjerimi i programeve pas shkollore, Kumbaro vuri theksin te përfshirja e programit “Toka në Shkollë”, për të cilin janë parashikuar hapësira të dedikuara në këtë shkollë. Sipas saj, ambientet e jashtme në shkollat që kanë hapësira duhet të shndërrohen në kopshte e parcela, ku nxënësit do të kenë mundësi të kujdesen dhe të mësojnë drejtpërdrejt për natyrën.

“Meqë jemi në fazë ndërtimi duhet të parshikojmë edhe hapësira për programin «Toka në Shkollë». Hapësira jashtë duhet të kthehet në kopsht për shkollën edhe për t’u zbavituar, por edhe për të mbjellë fëmijët fruta, perime dhe lule. E rëndësishme është që fëmijët të ndjejnë një tjetër marrëdhenie me tokën. Dhe merr vërtet kuptim kur themi “Toka në Shkollë”, sepse ata mbjellin, ujisin, vadisin, kujdesen për to dhe ndjejnë kënaqësinë kur vjen mometi që u marrin edhe frytet”, tha Kumbaro.

Shkolla “Ismail Qemali” ka 810 nxënës dhe një staf prej 52 mësuesish, 4 drejtues, si dhe shërbime që përfshijnë psikologun, punonjësen sociale dhe oficerin e sigurisë. Investimi i Ministrisë së Arsimit për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Ismail Qemali” do të sigurojë ambiente më funksionale, më të sigurta dhe më dinjitoze për nxënësit.

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 prill 2026…
Next: NGA ELISA SPIROPALI – Më përjashto! Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.