
Në shkollën “Kolë Idromeno” në Shkodër po vijon me intensitet të lartë rikonstruksioni i plotë i saj, falë investimit të Bashkisë Shkodër. Punimet përfshijnë ndërhyrje në të gjitha elementet infrastrukturore të godinës, duke synuar përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Milkjor Peraj, përgjegjës i punimeve, bëri të ditur se procesi i rikonstruksionit është i gjithanshëm dhe po zhvillohet me ritme të shpejta, ndonëse afati zyrtar për përfundimin është një vit.
Sipas tij, po punohet me kapacitet të plotë për të përfunduar punimet brenda muajve të verës, në mënyrë që shkolla të jetë gati për nisjen e vitit të ri shkollor.
Shkolla ndodhet në një nga lagjet me densitetin me të madh të popullsisë, dhe falë këtij investimi bashkohor përfitues do të jenë 600 nxënës, dhe gjithashtu femijet e kopshtit te cilet po ashtu perfitojne nga ky rikonstruksion. Ky investim është pjesë e një programi më të gjerë të Bashkisë Shkodër, e cila po punon paralelisht në disa shkolla të qytetit për të garantuar standarde më të larta në arsim.