Blloku i banimit në rrugën “Hamit Gjylbegu” është kantieri më i ri që ka hapur Bashkia e Shkodrës në qytet. Një zonë ku nuk ishte ndërhyrë prej rreth 30 vitesh, shumë shpejt do të ndryshojë pamje falë investimit 10.6 milion lekë të reja nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër.
Projekti që do të realizohet parashikon shtresat rrugore (çakëll, stabilizant, asfalt) në një sipërfaqe rreth 1000 metër katror, punime dhe vendosje linjash KUZ dhe KUB në një gjatët rreth 700 metër linear, rrjet i ri ujësjellësi 300 metër linear, ndriçues LED 15 copë, trotuar me pllaka 600 metër katror për të përfunduar me sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
Me përfundimin e punimeve, ky bllok banimi me shtëpi private dhe pallate, në një zonë autoktone të qytetit të Shkodrës, merr vlera të reja në një zonë me densitet të lartë banorësh.