
Banorët e Baks- Rrjoll janë të vendosur të vazhdojnë protestën e tyre në mbrojtje të pronës. Teksa ka nisur vendosja e murit të betonit për të penguar banorët të shkojnë tek pronat e tyre, ndërsa të rinjtë e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar në DVP Shkodër në prani të avokatit, ka reaguar nga Baks- Rrjolli Luçiana Kokaj, simbol i kësaj proteste.
Ajo shprehet e vendosur teksa siguron se protesta do të vazhdojë. Në një video të prodhuar nga vetë ajo, Luçiana siguron se as shoqërimet e gjithë të rinjve të Baks- Rrjoll në polici, nuk do ta ndalin protestën e tyre. Më poshtë, videomesazhi.




