
Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe, ka parë nga afër ecurinë e punimeve të restaurimit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Ndërsa shoqërohej nga vartësit e tij vendorë, Gonxhe është takuar edhe me drejtues të kompanisë që po kryen restaurimin.
Sipas ministrit të Kulturës Blendi Gonxhe, ky është një projekt që synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore.