
Sot është 2 prill 2025. Si sot 34 vite më parë, në Shkodër u konsumua një nga krimet më të rënda të diktaturës komuniste në grahmat e saj të fundit. Gjatë një proteste paqësore përballë Komitetit të PPSH të kohës, sot Rektorati i UNISHK, u vranë 4 qytetarë të Shkodrës.
Në këtë ditë, 34- vite më pas, edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, kujton këtë ngjarje tragjike, e cila për hir të së vertetës, nuk është zbardhur asnjëherë plotësisht përgjatë më shumë se tre dekadave.
“Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka!”, shkruan Beci, duke publikuar edhe një videomontazh për “2 Prill 1991”.