Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Reshjet intensive përmbytën rrugët e Shkodrës, 4 banesa me prezencë uji u ndihmuan nga sherbimi MZSH

ShkodraWeb 2 January, 2024
permbytje shkoder 1 janar 2024

Data 1 janar 2024, është shoqëruar me reshje të shumta mbi mesataren në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër. Reshjet kanë qënë me intensitet më të lartë kryesisht në orët e mesditës dhe mbrëmjes së datës 01.01.2024. Si pasoje e reshjeve intensive, gjatë orëve të pasdites rreth orës 18:00 ka pasur prezencë uji në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, pranë sheshit “Nënë Tereza” dhe në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Në këto kushte, punonjësit e ujësjellës kanalizime, së bashku me strukturat e bashkisë Shkodër për emergjencat civile dhe shërbimet publike kanë dalë në terren për të ndërhyrë në hapjen e pusetave dhe kunetave për qarkullimin e shpejtë të ujit. Situata e krijuar në orët e pasdites është normalizuar brënda një harku kohor prej 20 minutash.

Një tjetër moment me reshje intensive shiu është shoqëruar edhe në orët e mbrëmjes rreth orës 21:00, ku intensiteti i reshjeve mbi mesataren ka shkaktuar presence uji në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në disa lagje të qytetit pranë Arrës së Madhe, në Perash, pranë nënstacionit në Draçin, situatë e cila është normalizuar brënda 1 ore pas koordinimit të të gjithë shërbimeve të bashkisë Shkodër dhe emergjencave civile.

Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur 4 banesa me prezencë uji, 2 në lagjen Kiras, 1 banesë pranë Teatrit Migjeni dhe 1 banesë në lagjen Draçin. Me të marrë informacion shërbimet e zjarrfikësve me pompat thithëse kanë shkuar pranë banorëve dhe është bërë tërheqja e plotë e ujit.

Gjatë monitorimeve që janë bërë në terren dhe komunikimit me të gjitha Njësitë Administrative, në zona të tjëra nuk ka pasur probleme përveç mungesës së furnzimit me energji elektrike në disa zona, ku energjia elektrike është rikthyer gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, edhe dita e sotme dt.2 Janar do të jetë e shoqëruar me reshje shiu të nivelit mesatar, e shoqëruar me erë dhe shtrëngata.

Bashkia Shkodër është në gadishmëri për ti ardhur në ndihmë banorëve për çdo situatë që mund të krijohet si pasojë e motit të keq me reshje.
Për çdo problematikë mund të telefonini pranë numrave të emergjencës : 129, 0676878691. /Informacion për mediat nga Bashkia Shkodër/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 2 janar 2024…
Artikull pasardhës: VIDEO – Mbështetësit i shkojnë poshtë banesës së tij, Sali Berisha nga dritarja i përshendet me dy gishta…

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.