Përkeqësohet qarkullimi rrugor në Malësinë e Madhe si pasojë e reshjeve të pandërprera të dëborës. Në vendin e quajtur Ura e Vrakës, është bërë i pamundur kalimi i mjeteve të ulëta. Një mjet i tillë ka mbetur mbi urë dhe është dashur ndërhyrja edhe e efektivave të policisë për ta lëvizur. Qarkullimi është bllokuar për një kohë relativisht të gjatë, duke krijuar probleme në aksin Shkodër- M.Madhe. Më poshtë video e dërguar në redaksinë e ShkodraWeb. Personi që e ka dërguar shpreh falenderimet për punonjësit e policisë, të cilët i quan heronj.