VIDEO – RENEA blindon qytetin, kontrolle të shumta për persona të shpallur në kërkim policor…

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku në bashkëpunim me policinë e qytetit bregdetar, kanë zhvilluar një aksion blic për kapjen e personave në kërkim. Aksioni është përqendruar në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Vlorës, ndërsa ka pasur edhe kontrolle të automjeteve, kryesisht atyre të shtrenjta.


Aksioni i policisë në Vlorë vjen pak ditë pas arrestimit të Xhevahir Jonuzit, në Hoshtime, pasi ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vr.asje.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!