
Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vr.asje dhe ar.mëmbajtje pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë orëve të para të mëngjesit strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me forcat speciale “Renea”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses aksionin policor “Morina”, si rezultat i të cilit, në fshatin Morinë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vr.asje, konkretisht:
Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vr.asja me dashje”, “Ar.mëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dh.unë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.
Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 ar.më zjarri pistoletë, 1 ar.më gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.