Është mbyllur me fitoren e vendasve (1-0) supersfida Vllaznia-Partizani. Janë shkodranët që likudojnë kështu edhe një tjetër rival për titullin kampion e tashmë me plot gojën mund të thuhet që janë në garë për titullin kampion.
Vllaznia provoi gjatë gjithë 90 minutave për të gjetur golin dhe Dilaver në të 86-të, Dilaver i vetëm përballë Hoxhës nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë fitore, Vllaznia qendron në krye të Superligës me 19 pikë, ndërsa Partizani në vend të 3-të me 12 pikë. Pas ndeshjes, për mediat e pranishme trajneri Brdaric i Vllaznisë tha:
Ndërsa në një intervistë për “Supersport”, tekniku i kuqebluve u shpreh:
“Ne bashkëpunuam të gjithë bashkë, falenderoj djemtë për atë çka dhanë në fushë dhe ia dolëm të merrnim pikët e plota. Dominuat ndaj Partizanit – Të them të drejtë doja të përmirësoja skuadrën dhe të dominonim. Rëndësi ka që firuam sfidën dhe jemi në vendin e parë. Doja që lojtarët të arrinin vazhdimësinë.
Çfarë iu thatë lojtarëve? I kam kërkuar që të ruajnë qetësinë, mos hutohen dhe të zbatojnë me përpikmëri udhëzimim tim. I thashë që të bëjnë më të mirën, të marrin në dorë frenat e lojës. Prisja që të shënonim që në pjesën e parë sepse rastet ishin. Goli erdhi në pjesën e dytë dhe morëm atë që donim.
Në xhinse keni numrin 2, pse jo 1? Numri dy që mbaj është për fat dhe më ka sjellë fat në ndeshjet e fundit. Besimi im i vetëm është te skuadra, kam edhe pantallona me numër tjetër dhe do ta shihni”, tha Brdaric.