VIDEO – Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në qytetin e Shkodrës…


Rruga “Rexhep Dizdari” në Lagjen Nr.1 të qytetit të Shkodrës, do të ndryshojë shumë shpejt pamjen e saj. Parashikuar në buxhetin e vitit 2020, ka disa ditë që ka nisur rikonstruksioni i saj. E ndodhur në një zonë pas pallateve, ajo e ka patur të domosdoshme ndërhyrjen për rehabilitim.

Investimi me vlerë mbi 3 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, do të mundësojë ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, ku përfshihen kanalizimet KUB dhe KUZ, rrjeti i ujësjellësit, shtresat asfaltike, ndriçimin LED dhe sinjalistikën.

Me përfundimin e punimeve, banorët e kësaj rruge por edhe të pallateve rrotull, do të kenë akses të plotë në të gjitha shëbimet publike, ndërsa do të përmirësohet qarkullimi i njezëzve dhe i mjeteve.

Të nderuar miq e mbështetës! Duke klikuar në reklamat që shfaqen në këtë faqe, ndihmoni ShkodraWeb Media të vazhdojë të jetë e lirë!