VIDEO – Regjisori Eduart Grishaj vazhdon turin në M.Madhe, takon të rinjtë e Shkrelit ku xhiroi “Gjyshja”…

Regjisori i “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj, vazhdon turin në Malësinë e Madhe. Siç edhe e ka bërë të ditur me dedikimet për partneren e tij Arbana Osmani në rrjete sociale, Grishaj ka zgjedhur të kalojë disa  ditë në trevën e vendlindjes së tij, me të cilën është jo vetëm shumë i lidhur, por edhe shumë i dashur për banorët.


Sot ai ka qenë në mes të rinjve të Shkrelit, duke iu përgjigjur ftesës së famullitarit të zonës. Shkreli, një nga njësitë administrative të Bashkisë Malësi e Madhe, është zona ku Grishaj ka xhiruar edhe filmin e tij “Gjyshja”, i cili u prit mjaft mirë. Nga ky takim, Grishaj ka publikuar edhe një video të shkurtër, ku nuk mungojnë batutat e humorit, një nga karakteristikat e regjiosit të ri, të cilën ia njohin mirë jo vetëm në M.Madhe, por edhe në Shkodër ku ishte prezantues i një formati televiziv mjaft të dashur për kohën.

“Mbreselënës takimi me të rinjtë e Shkrelit, me të cilet pata një bisede të këndshme për këtë vend fantastik ku kam xhiruar filmin “Gjyshja”.”, shkruan Grishaj, i cili duket se është pritur si VIP, duke i kërkuar autografe por edhe foto me të rinjtë. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania