Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës…

ShkodraWeb 16 June, 2025
alban xhaferi auron miloti 2025

Pas një deklarate të improvizuar në mjediset e stadumit “Loro Boriçi” nga presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i KF Vllaznia me një deklaratë në faqen zyrtare në internet lidhur me koncertin recital të Bujar Qamilit në arenën e furbollit shkodran me 21 qershor 2025.

“Të nderuar qytetarë të Shkodrës, sportdashës, dashamirës të sportit dhe Klubit të Futbollit Vllaznia! E bëjmë këtë komunikim zyrtar për të informuar opinionin mbarë publik në mbrojtje të ligjshmërisë dhe destinacionit sportiv të stadiumit “Loro Boriçi”.

Në vijim të zhvillimeve të ditës së sotme, ndjejmë detyrimin të sqarojme publikisht një situatë të pazakontë dhe ligjërisht të papranueshme që ndodhi sot me date 16 qershor 2025, ora 10:00, kur pa asnjë njoftim paraprak, në sallën e konferencave te shtypit, stadiumit “Loro Boriçi”, po instaloheshin backdrop-e për organizimin e një konference shtypi në shërbim të një koncerti! Instalimet e dekoreve në sallën e konferencave të shtypit po kryheshin nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë së Kulturës z. Pandi Laço si dhe Drejtoreshës së Kulturës, znj.Sara Smaja, zyrtarë të Bashkisë Shkodër!

Në momentin e hyrjes së presidentit të KF Vllaznia iu kërkua menjëherë prezantimi i një autorizimi ligjor të drejtuesve të Bashkisë sipas formës ligjore nëpërmjet vendimit të Këshillit Bashkiak, për ta përdorur këtë impiant përtej destinacionit të miratuar në shërbim të sportit dhe specifikisht futbollit. Përballë kësaj kërkesë të ligjshme u gjendëm me një fjalor rrugaçërie nëpërmjet një komunikimi jashtë normave të etikës ku zyrtarët bashkiakë theksuan se ne mund të bëjmë çfarë të duam dhe aktivitete e koncerte të tjera do të pasojnë në vazhdimësi!!!

Fatkeqësisht Drejtori i Kulturës Laço përmendi që ndërtesa e Bashkisë Shkodër është një ambient i degraduar dhe s’ka sesi edhe stadiumi “Loro Boriçi” të jetë ndryshe!

KF Vllaznia ndaj dy punonjësve të mësipërm të cilët vepruan në kundërshtim me ligjin, ka paraqitur një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe thyerje të etikës së zyrtarit publik.

Sqarojmë opinion publik se stadiumi “Loro Boriçi” është pronë publike me destinacion specifik: Përdorim për qëllime sportive. Ky fakt është i përcaktuar qartë në Vendimin e Këshillit të Ministrave, përmes të cilit prona është transferuar nga niveli shtetëror në administrim të Bashkisë Shkodër. Në këtë vendim, theksohet se destinacioni i pronës është përdorimi sportiv, dhe çdo ndryshim i këtij destinacioni mund të bëhet vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak. Ky qëndrim mbështetet në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, konkretisht:

•Neni 9, pika 1, germa ç: “Këshilli bashkiak ushtron të drejtën e pronësisë mbi pasuritë publike vendore. Kjo e drejtë është e panegociueshme dhe nuk mund të delegohet.”

• Neni 54, pika (e) dhe (e/1): “Këshilli miraton dhënien në përdorim ose ndryshimin e destinacionit të pasurisë publike, përfshirë edhe pronat shtetërore të transferuara.”

Çdo ndërhyrje në administrimin apo përdorimin e stadiumit, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, përbën shkelje të kompetencave ligjore dhe cënim të destinacionit të pasurisë publike. Drejtoria e Kulturës nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendime apo për të ndërhyrë në përdorimin e një prone me destinacion sportiv.

Për më tepër nëpërmjet takimit të datës 06 shkurt 2025 dhe shkresës zyrtare të KF Vllaznia i ka bërë të ditur Bashkisë Shkodër që destinacioni i stadiumit “Loro Boriçi” nuk mund të ndryshohet duke e kthyer sallën e trainimeve për Akademinë e Futbollit Vllaznia në sallë për kryerjen e provave për Orkestrën Filarmonike apo duke e kthyer këtë qendër sportive  në një ambient ku mbizotërojnë koncertet!

KF Vllaznia dhe president jemi të angazhuar të mbrojmë ligjshmërinë, integritetin funksional të stadiumit dhe të garantojmë që ai të shërbejë për qëllimet për të cilat është ndërtuar dhe transferuar. Nuk kemi asnjë qëndrim kundër organizimit të aktiviteteve kulturore në qytet, përkundrazi i mbështesim, por ato duhet të zhvillohen në hapësira të përcaktuara ligjërisht për këtë qëllim, jo në kurriz të sportit dhe pa shkelur ligjin.”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, edhe drejtori i Sportit në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti, ka reaguar publikisht pas deklaratave të presidentit të Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, lidhur me organizimin e koncertit të mjeshtrit të madh dhe Nderit te Kombit Bujar Qamili në stadiumin “Loro Boriçi”. Miloti ka përgënjeshtruar pretendimet e ngritura për një mungesë komunikimi dhe për rrezikimin e fushës së lojës nga aktiviteti artistik. Ndersa shtoi se artisti eshte nje personazh I lidhur me Vllaznine permes jo vetem tifozerise por edhe kengeve simbol dedikuar ekipit te zemres. Miloti theksoi se të gjitha strukturat përgjegjëse janë vënë në dijeni për këtë aktivitet me kohë, përfshirë edhe përgjegjësin e mirëmbajtjes së stadiumit, si dhe vetë presidentin e klubit Vllaznia, Alban Xhaferi. Ai sqaroi se data e koncertit është caktuar në një periudhë kur nuk është planifikuar asnjë ndeshje futbolli, duke përjashtuar kështu çdo mundësi për mbivendosje apo dëm në kalendarin sportiv.

Ai vlerësoi mbështetjen e Bashkisë Shkodër për ngjarje të tilla të mëdha artistike që promovojnë emrat më të spikatur të artit shkodran, duke theksuar se organizimi i koncertit në një ambient ikonik si stadiumi “Loro Boriçi” është edhe një formë nderimi për artistin Bujar Qamili dhe gjithë qytetin e Shkodrës.

Post navigation

Previous: VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij
Next: DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.