
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Rruga “Marin Biçikemi” (degëzim) tashmë është një realitet i prekshëm për banorët e kësaj zone.
Me përfundimin e punimeve, ky investim i Bashkisë Shkodër i shërben komunitetit përmes transformimit të infrastrukturës dhe krijimit të një imazhi të ri për këtë pjesë të qytetit.




