VIDEO/ Reali autokritikë me 5 gola, tripleta e Ronaldos e ngjit në vendin e tretë

Reali arriti një fitore të thellë sot, në sfidën ndaj Real Sociedad, e cila u mbyll në shifrat 5-2. Madrilenët shënuan plot katër herë në pjesën e parë, për të mos vënë në diskutim rezultatin e kësaj ndeshje.
Miqtë shënuan dy herë në pjesën e dytë, por për t’u veçuar ishte tripleta e Kristiano Ronaldos, që rikthehet të shënojë edhe në kampionat. Me këto tri pikë, Reali kalon Valencian në klasifikim dhe ngjitet në vendin e tretë, me 42 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *